1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Vetëvendosje s’ka çfarë të promovojë, lanson sërish video propagandistike

Lëvizja Vetëvendosje edhe sot ka publikuar një video propagandistike.

Lëvizja Vetëvendosje, parti e cila është në pushtet, po vazhdon me video propagandistike.

Që nga shkurti i vitit të kaluar, kur Albin Kurti erdhi në krye të Qeverisë së Kosovës, asnjë investim kapital nuk u bë në Kosovë.

Për më shumë se një vit e gjysmë, Albin Kurti dhe vartësit e tij janë marrë me politikën e 20 viteve të kaluara, duke harruar se tash janë në pushtet dhe mund të sjellin investime ashtu siç kishin premtuar gjatë fushatës, shkruan Demokracia.com.

Për shkak të mospunës së tij, Kurti po e shfrytëzon partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, që të promovojë sa më shumë propagandë, kjo pasi që nuk ka se çfarë të promovojë nga puna e tij.

Së fundmi, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video për terminalet doganore.

Postimi i plotë i Vetëvendosjes, pa ndërhyrje:

Terminali i Kosovës në Portin e Durrësit me kapacitete të plota filloi punën këtë javë çka e bën të mundur që ekonomia jonë për eksporte dhe importe tashmë ka qasje në det dhe tregje globale.

Por në Republikën e Kosovës terminalet në çdo cep të saj kanë qenë në pronësi private të lidhura ngushtë me politikën. 37 milionë euro i kanë përvetësuar për 1 vjet vetëm prej 10 Terminaleve. 370 milionë euro për 10 vjet prej këtyre Terminaleve. Ndërkaq tash Qeveria Kurti ka filluar kthimin e terminaleve në shtet prej nga do të përfitojë Republika.

Drejtësia. Shteti. Publikja. Shoqërorja. Të gjitha mbi sloganin e vjetër familja, prona, shteti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img