1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Vetëvendosje nxjerr për sulm – Dimal Bashën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka dalë në mbrojtje të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ka koordinime për rrëzimin e Kurtit, duke tentuar ta ngrisin kryesindikalistin Rrahman Jasharaj.

Basha përmes një shkrimi në Facebook, Kurtin e Jasharajn i ndau në dy fronte, duke thënë se ata që dikur ishin me Richard Grenellin, sot janë bërë me Jasharajn.

”A ju kujtohet kur u patën ba bashkë n’emër të Grenellit, me ia marr pushtetin Albinit. Eh, sot njejtë po koordinohen me rrëzu Albinin duke u fsheh kishe po dojnë me ngrit Rrahman Jasharin. T’njejtit që ia majshin zhagin Grenellit, sot janë ba me Rrahmanin”, shkroi Basha.

Ndër tjerash, ‘artileria’ e rëndë e VV’së, Basha tha se kriminelët po investojnë për rrëzimin e Kurtit.

“Kuptone që shumë e leku o ka investohet me rrëzu Albinin, e ky investim vie nga kriminelët që po ju ngushtohet rrethi, po edhe Vuçiqi që e ndan po të njejtin objektiv. 

Herdokur, krejt kanë me dal!”, shkroi Basha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img