Largimet nga partia e cila po e qeverisë vendin nuk po kanë të ndalur tash e sa ditë, edhe Naim Peci, ish-kryetar i pikës së Vetëvendosjes së Iliridës në Mitrovicë, tash sekretar organizativ në këtë pikë, ka pezulluar aktivitetin e tij në LVV.
Deri te ky vendim, Peci ka thënë se ka ardhur pasi iu ndalua kandidimi për kryetar të qendrës së VV-së, kandidatit Doni Beshiri.
Ai ka paralajmëruar se nëse nuk marrin sqarime ndaj këtyre vendimeve, nuk i përjashtojnë veprimet radikale.
Postimi pa ndërhyrje:
Reagim
Unë aktivisti Naim Peci, kam qene disa vite Kryetar i Pikes ma të madh në Mitrovicë, pra Ilirides. Se fundi Sekretar Organizative i Ilirides (Tavnikut) dhe dua të them se vendimi i fundit është shkelje e vullnetit të anëtaresis se pikes se Ilirides, ne do ti ndalojm gjithe aktivitet deri ne sqarimim publik qe duhet ta bej per eleminimin arbitrar qe i eshte bere kandidatit potencjal per krytare te qendres ne Mitrovicë Doni Beshirit, nese nuk ndodh sqarim adekuat per kete qeshtje ne nuk perjashtojm veprime radikale kundër kesaj politike qe po provon me shkaterru diçka qe e kena ndertu me vite vite.
Tubimi publik në shkollen “Migjeni” e kemi organizu si pike legjitime e Ilirides me të drejten statutore asnje shkelje ska pas. Aktivitetin e Doni Beshirit e di prej dites pare sepse une e kam ftuar protesta e tubime, prej fëmije ka qene me neve me plot djem e vajza te lagjes e qytetit mitrovices. Padrejtsi me i bo nuk pranojna se me mundin e punen tone jane bo keto ndryshime ne Kosovë edhe na jem kanë gjith si ne dit mira e te veshtira.
Edhe nje here mendoni mire e me kujdes se nuk kemi aktivista me hup e me ofendu pa e lane me garu.