Vetëvendosje mori edhe këtë vendim të rëndësishëm në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

86
Advertisement

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e 42 të Këshillit të Përgjithshëm në të cilën kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, i cili ka parashikuar rezultatin zgjedhor duke thënë se kjo parti do të fitojë 2/3 e votave, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Advertisement

Veriu.info mëson se në këtë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm është marrë vendim për formimin e forumit të gruas dhe forumit rinor.

Kurti ndër të tjera në këtë mbledhje theksoi se saherë që mundohen ta ndalin Lëvizjen me hile ajo do të rritet.

“Saherë të mundohen ta ndalin Lëvizjen me hile ajo do të rritet. Le të shërbejë kjo si mësim, me intriga me shërbime sekrete nuk ka përparim në politikë, nuk I ha populli mashtrimet, ky emancipim i popullit do të bëjë që Lëvizja Vetëvendosje t’i marr 2/3 e votave”, tha Kurti./Veriu.info/

PostAdssFotoja e reklamës