1.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Vetëvendosje manipulon me nxënës, i nxjerr në marsh për Astrit Deharin (Foto)

Vetëvendosje po i nxit nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës që të dalin në marsh protestues për vdekjen e Astrit Deharit. Deri më tani rreth kësaj thirrjeje të shpërndarë në rrjetet sociale nga nxënës/aktivistë nga radhët e VV’së, nuk ka folur askush nga Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Arsimit, e cila është përgjegjëse për mbarëvajtjen e mësimit

Sipas një njoftimi, nxënësit e shkollave të mesme në Prishtinë nesër do të mbajnë marsh protestues për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
Organizatorët, në bazë të postimeve në rrjetet sociale janë aktivistë të VV’së dhe ende në moshë të mitur, ndërkohë që deri më tani nuk ka ndonjë reagim nga Komuna e Prishtinës, e cila nuk ka reaguar për të penguar manipulimin e fëmijëve. Siç dihet për rastin Dehari ende nuk kanë dalë raporti i autopsisë.
“Nesër në ora 14:00, tek sheshi ”Zahir Pajaziti” do të mbahet marshi protestues i nxënësve të shkollave të mesme. Pjesëmarrës do jenë të gjithë nxënësit e shkollave të mesme në Prishtinë”, thuhet në njoftim. /GazetaExpress/
Ky është njoftimi i publikuar në rrjetet sociale:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img