Site icon PrishtinaPress

Vetëvendosje injoron takimin e liderëve, thotë se tryezat e tilla po mbahen shpesh

Në ora 17:00 ishte paralajmëruar që të nis takimi i liderëve të partive politike, ku do të diskutohet për dialogun me Serbinë.

Por, në këtë tryezë nuk do të marr pjesë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka thënë se tryezat e tilla po mbahen shpesh dhe duhet të reduktohen.

Më poshtë njoftimi i Vetëvendosjes:

Lëvizja VETËVENDOSJE! vendosi të mos marrë pjesë në “tryezën për dialogun politik” që është planifikuar të mbahet sot nga organizata Balkan Research Policy Group (BRPG) si “takim i liderëve”.

Tryezat e tilla janë shpeshtuar shumë kohëve te fundit dhe duhet të reduktohen. Tryezat e tilla bëhen edhe më problematike kur formati i propozuar dhe organogrami për diskutim në tryezë përputhet me formatet e zyrës së Presidencës që drejtohet nga një person i diskredituar dhe i deligjitimuar si z.Hashim Thaçi. Ajo që na duhet është rikthimi i çështjes në Kuvend.

Fokusimi shumë i madh i qeveritarëve te tryezat e shoqërisë civile për këtë çështje ndodh për faktin se Qeverisë i mungon shumica në Kuvend. Kurse për opozitën si dhe për shtetin e Kosovës është jetike që diskutimi të ndodh aty ku është përfaqësimi i zërit të qytetareve: në Kuvend. Kuvendi i Kosovës duhet t’ia tregojë vijat e kuqe Presidentit Thaçi dhe Serbisë.

Exit mobile version