1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Vetëvendosje “godet” edhe biznismenin Blerim Devolli

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje i është rikthyer videove ku godet kundërshtarët politikë. Në videon e parë për këtë vit, target i VV’së janë opozitarët Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku si dhe Ramush Haradinaj e Sami Lushataku të cilët subjekti i Kurti i lidh me vjedhje, zhvatje, hajni dhe pasurim nga politika. Po ashtu, cak i sulmit është edhe biznismeni Blerim Devolli.

Videoja u lansua të martën, pikërisht, kur në media u publikua një lajm i mediave sllovene që shkruane për para të kopanisë GEN të dërguara për fushatën e Kurtit për çka opozita kërkoi loogari.

Derisa kundërshtarët dhe biznesmenët goditën, Kurti në videon e VV’së shihet duke vënë një gurëthemel ose duke drejtuar mbledhjen e Qeverisë. Po ashtu, VV i jep kredit qeverisjes së saj për Listën Srpska, e cila u tërhoq nga institucionet vitin e kaluar. Sipas VV’së ky subjekt më s’ka fuqi.

““Çka ka çka s’ka këto 2 vite?

Nuk ka vjedhje, zhvatje, hajni. Pasurim të politikanëve nga politika.

Nuk ka pasurim të bizneseve dhe familjeve të lidhura me pushtetin.

Nuk ka nënshtrim dhe nuk ka nënshkrim kundër Republikës së Kosovës.

Ka shtet sepse s’ka banda.

Ka zhvillim sepse s’ka hajni.

Ka vizion sepse s’ka mësymje private.

Ka shtet sepse ka shoqëri, ka qytetari.

Ka REPUBLIKË!” thuhet në tekstin që ka publikuar VV bashkë me videon.

Opozita këto video  të VV-së vazhdimisht i ka cilësuar si propagandistike.

Pjesë e kësaj video është edhe Lista Serbe që sipas VV-së më “nuk i shantazhon mëinstitucionet”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img