1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Vetëvendosje: Driton Çaushi u arrestua me urdhër politikë

Lëvizja Vetëvendosje, arrestimin e nënkryetarit të saj Driton Çaushi e ka quajtur arrestim politikë.
VV përmes një njoftimi për media ka thënë se këto urdhra të përndjekjes politike për Vetëvendosjen po zbatohen në kohën e lulëzimit të krimit dhe korrupsionit nga Qeveria.
“Organet e Drejtësisë kanë shumë punë për të bërë. Ata do të duhej të hetonin vetë Komisionin e Murat Mehës që e ka propozuar këtë marrëveshje, aferën ‘Pronto’, ‘dosjen e shefave’, skandalin e pasaportave e shumë skandale të tjera”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! vazhdojnë të arrestohen me urdhra politikë. Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Kuvend, deputetin Driton Çaushi për shkak të aksionit të tij politik për ta ndalur procedimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
Këto urdhra të përndjekjes politike për VETËVENDOSJE!-n po zbatohen në kohën e lulëzimit të krimit dhe korrupsionit nga Qeveria. Organet e Drejtësisë kanë shumë punë për të bërë. Ata do të duhej të hetonin vetë Komisionin e Murat Mehës që e ka propozuar këtë marrëveshje, aferën ‘Pronto’, ‘dosjen e shefave’, skandalin e pasaportave e shumë skandale të tjera.
Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të deputetit Driton Çaushi. Poashtu, e paralajmërojmë qeverinë kuislinge që nuk mund të vazhdojë me kalimin e kësaj marrëveshjeje. Kosova nuk ka tokë për të falur, kurse verpimet e tyre nuk mund të na ndalin e as frikësojnë në mbrojtjen e territorit dhe sovranitetit të Republikës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img