Në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura gjatë vitit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më së shumti ulëse në Kuvendin e Kosovës, duke u bërë kështu edhe Grupi më i Madh Parlamentar, me 32 deputetë.
Kështu, Lëvizja Vetëvendosje si grupi më i madh edhe ka marrë zyrën e grupit më të madh parlamentar që prej kohësh e kishte shfrytëzuar PDK-ja.
Por, tani 12 deputetë të dorëhequr nga Vetëvendosje kanë dorëzuar sot edhe zyrtarisht kërkesën për formimin e Grupit të tyre parlamentar.
Me miratimin nga Kryesia e Kuvendit që të krijohet ky grup i ri parlamentar prej 12 deputetëve, dhe me shkuarjen e deputetës së VV, Donika Kadaj-Bujupi në grupin Parlamentar të AAK-së, do të thotë se Vetëvendosje nuk do të jetë më Grupi më i Madh Parlamentar.
Në këtë mënyrë, Vetëvendosja nga 32 deputetë që kishte, do të mbet me 19.
Kjo do të thotë se nga e para sa ishte deri më tani, ajo do të mbetet grupi i tretë Parlamentar.
Grupi më i madh Parlamentar tash do mbes Lidhja Demokratike e Kosovës me 27 ulëse, ndërsa e dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 23 vende.
Ndërsa, Grupi i Ri Parlamentar i formuar nga deputetët të cilët janë dorëhequr nga VV, do të jetë grupi i katërt Parlamentar, për nga numri i deputetëve.