Site icon PrishtinaPress

Vetëvendosje dërgoi Thaçin në Kushtetuese për shtyrjen e zgjedhjeve, sot kërkojnë të njëjtën gjë

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje në qershor të vitit të kaluar kishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për Vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimeve “antikushtetuese” të Presidentit Hashim Thaçi, për shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së veriut, shkruan Gazeta Insajderi.

Lëvizja Vetëvendosje deklaronte se nuk ekzistonte justifikimi që zgjedhjet rrezikojnë shëndetin publik, duke marrë shembull organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, duke shtuar se se askush nuk ka autorizim që të iu pamundësoj qytetarëve zgjedhjen e përfaqësuesit të tyre, e aq më pak presidenti.

“Askush nuk ka të drejtë e autorizime, e aq më pak Presidenti që arbitrarisht dhe jashtë kompetencave të tij të pamundësojë ushtrimin dhe përmbushjen e këtyre të drejtave përmes shtyrjes pa afat të mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të komunës”, thuhet tutje në komunikatë.

Kjo nuk varet prej meje [shtyrja e zgjedhjeve] por nëse do të thoja mendimin tim personal unë mendoj që zgjedhjet do të duhej të shtyheshin. Sa i përket shtyrjes së zgjedhjeve mendoj që është kompetencë e presidencës. Por me sa di unë presidentja vendimin e saj e merr pas rekomandimit të IKSHPK’së” – u shpreh Glauk Konjufca mbrëmjen e kaluar.

I ashpër ishte reagimi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, i cili u shpreh se një diskutim i tillë për shtyrjen e zgjedhjeve lokale po bëhet vetëm pasi numrat zgjedhor nga terreni, kanë tmerruar pushtetin e paaftë për të qeverisur mirë.

Abdixhiku bile ka thënë se KQZ-ja është gati për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Gati për organizimin shembullor të ushtrimit të vullnetit qytetar. Zgjedhjet në pandemi, më 14 shkurt e pa asnjë vaksinë, tashmë një herë janë mbajtur; prandaj dhe mund të mbahen sërish. Me masa, me distancë, me mirë organizim. Fushata duhet të shkurtohet e tubimet duhen të zvogëlohen. Por mbi të gjitha Qeveria duhet të punojë në detyrën e vetme që ka, luftimin e pandemisë. Tendenca destabilizuese në vend është luks tani”.

Kundër shtyrjes së zgjedhjeve komunale kanë dal edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re.

Exit mobile version