Site icon PrishtinaPress

Vetëvendosje bojkoton adresimin e Hashim Thaçit nesër në Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë nesër në adresimin e presidentit Hashim Thaçi që do ta bëjë në seancën e Kuvendit të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur për “Indeksonline”, Shkodran Hoti zyrtar për informim në Vetëvendosje.
Ditë më parë, mos prezencën e tyre për këtë seancë e kanë deklaruar për “Indeksonline” edhe dy partitë tjera opozitare, AAK dhe Nisma për Kosovën.
Ndryshe, nesër do të mbahet seanca e fundit për vitin 2016, ku Thaçi do të raportojë për të arriturat e Kosovës gjatë këtij viti.

Exit mobile version