Anëtari i kryesisë së VV-së, Arbër Vokrri nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë konferencë ka shprehur shqetësimin në lidhje me lejen e ndërtimit të ‘Albi Mall’ në Prishtinën.
‘’Një shqetësim lidhur me degradimin e vazhdushëm të qeversijes Komunale në Prishtinë. Në takimin tonë të hënën ne e shpërfaqëm kthimin e fenomevene të ndërtimit pa leje në Komunën e Prishtinës ku e paraqitëm një rast konktret atë të Albi Mall në Veternik’’, tha Vokrri.
Ai shtoi se objekti në fjalë nuk ka leje për ndërtim të cilin duhet ta jap Komuna e Prishtinës.
‘’Sa për rikujtim fjala ishte për pjesën më të rëndësishme të punimeve që aktualisht po zhvillohen aty e për të cilat nuk ka leje të cilët duhet ta jap Komuna’’, shtoi ai.
Në këtë konferencë Vokrri tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka inat me investitorët e Albi Mall, pasi ata mund të kenë nevojë të arsyshme për rimodelim të objektit të tyre dhe sa herë kanë bërë kërkesa gjatë qeverisjes së tyre i ëshë dhënë leja konform ligjit.
‘Këtë cështje që sollëm në pah ishte veç një shembull për një fenomen që po merr hov, është një akuzë serioze që po i drejtohet komunës dhe si e tillë është e pritshme që të ketë një përgjigje serioze nga komuna por kjo nuk erdhi’’, tha Vokrri.
Tutje në këtë konferencë u tha se dy ditë pas kasaj akuze pubike, kryetari i Komunës është shfaqur në rrjetet socile duke i bërë reklamë të njejtave bizense.
‘’Brendi në fjalë nuk është as i pari as i fundit, por shtrohen pyetje pse i bëhet reklamë pikërisht këtij brendi, pikërisht në Albi Mall nga kryetari i komunës’’, tha Vokrri.
Ai shtoi se e gjithë kjo rrjedhë e ngjarjeve shton dyshimin për një lidhje korruptive në këtë mes.
‘’Ne kemi informacion të cilin jemi në proces të konfirmimit dhe fjala është për një interes të ngusht të kryetarit të komunës me Albi Mallin, mund të jetë për një punësim të një familjari të afër të krytarit’’, tha Vokrri.
Ndërsa Liburn Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje tha se ajo që ka arritur të vërejë kohëve të fundit në qytet është tejet shqërtësuse bëhet fjalë për dy objeket që kanë qenë simbole të ndërtimeve pa leje , njëri në rrugën ‘’Agim Ramadani dhe njëri në rrugën e ‘’UCK’’
‘’Njëri nga ta ishte objekti i cili u shëndrrua në pikën kryesore të fushëtaës së Lëvizjes VV në Prishtinë , në vitin 2013 kur ishim kandidat me Shpend Ahmetin, dhe bëhet fjalë për objektin tjetër në rrguën ‘’UCK’’, tha Aliu.
“Ndalimi i ndërtimeve pa leje ishte pikënisje e ndryshimeve në Prishtinë. Shpendi e di mirë për telefonatat që kemi pasur nga njerëzit e politikës, edhe për këto dy objekte. Është e pamundur që Shpendi të mos jetë i informuar për albi mall dhe për këto dy ndërtesa”, tha Aliu.
Aliu vlerësoi se këtu kanë të bëjnë me rikthim të degradimit të së shkuarës në Prishtinë.
“Shpendi po qeverisë ashtu siç u qeveris dikur në Prishtinë. Shpendi po i ngjan Ramushit. Pres që të shpërthejë së shpejti diçka, nuk është veç ndërtim pa leje, por diçka me e madhe. A lidhet kjo me presidentin Thaçi apo me kryeministrin Haradinaj, emër konkret s’mund të jap sepse janë çështje takimesh të brendshme. Edhe Shpendi edhe unë e dimë. Ndërtimi i tyre ishtë ndal në janar 2014 dhe po vazhdojnë”, tha ai.