Lëvizja “Vetëvendosje” ka nisur ta harrojë ideologjinë e Bashkimit Kombëtar. Kjo u pa sot në takimin me Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerimit në Komisionin Europian, Christian Danielsson.
Ai gjatë një vizite dy-ditore në Prishtinë, ku ka takuar përfaqësues të qeverisë, udhëheqës politikë dhe anëtarë të shoqërisë civile, u takua edhe me liderët e Vetëvendosjes. Këta të fundit kësaj radhe u paraqitën me Flamurin e Kosovës në Zyrat e BE-së, duke e harruar atë Kombëtar, shkruan Gazeta Express.
Gjatë këtij takimi të Christian Danielsson me Vetëvendosjen, këta të fundit u paraqitën me flamurin e Kosovës – të cilin janë deklaruar disa herë se nuk e njohin kështu, duke u paraqitur gjithmonë me flamurin kombëtar. Mirëpo, kësaj radhe VV paraqitet krejt ndryshe.