Site icon PrishtinaPress

Vetëvendosja ende s’ka qëndrim përfundimtar për votimin e ushtrisë

Deputetja nga radhët e “Vetëvendosjes”, Aida Dërguti, duke folur për Projektligjin e FSK-së të cilin ia dorëzoi të martën Presidenti Thaçi kryeparlamentarit Veseli, tha se subjekti i tyre është pro themelimit.

Por ajo bëri të ditur se do ta shqyrtojnë më tutje këtë çështje.

“Në parim ne jemi për themelimin e ushtrisë edhe për këto ndryshime por do të shohim më tutje, do ta shqyrtojmë”, tha Dërguti pas mbledhjes së Kryesisë ku u vendos që Projektligji për FSK-në të dërgohet në Qeveri dhe më pas në Kuvend për votim.

Exit mobile version