-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Veterani i ushtrisë britanike: Evropa duhet të përgatitet për luftë me Rusinë

Veterani i ushtrisë britanike, Robert Clark, lëshoi një paralajmërim për Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën në një shkrim të fundit të publikuar nga The Telegraph.

Clark, i cili shërbeu në ushtri për 15 vjet, shkroi se Britania e Madhe duhet të rimendojë varësinë e saj nga Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar në çdo mbrojtje të ardhshme kundër Rusisë në kontinentin evropian.

Në shkrimin e titulluar, “Britania duhet të përgatitet për luftë. Amerika nuk do të na shpëtojë këtë herë”, ai argumenton se epoka e “dividendëve të paqes” ka mbaruar.

Ish-presidenti i SHBA-së, George H.W. Bush dhe ish-kryeministrja britanike Margaret Thatcher e popullarizuan termin pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, duke supozuar se më shumë para publike tani janë në dispozicion për qëllime të tjera kur shpenzimet për mbrojtjen të reduktohen.

Dhe në një përgjigje me email për Newsweek të dielën, Clark përsëriti se përmirësimi i rekrutimit ushtarak, përveç shpenzimeve të mbrojtjes, është një çështje thelbësore që Mbretëria e Bashkuar të bëhet më e pavarur gjatë kësaj epoke pasigurie.

Përveç rekrutimit, Clark, i cili ishte i vendosur në Irak dhe Afganistan, theksoi gjithashtu rëndësinë e “vazhdimësisë” brenda ushtrisë në një përgjigje të tij për Newsweek.

“Përtej përmirësimit të ofertës për vullnetarët, e cila është kritike, lidershipet politike duhet të fillojnë të mendojnë për sa i përket jo vetëm rekrutimit, por edhe vazhdimësisë, gjë që është po aq e rëndësishme”, ka theksuar ai.

Në shkrimin e tij, Clark thotë se Rusia mund të sulmojë ose Moldavinë ose Gjeorgjinë pasi të ketë arritur një “fitore” në Ukrainë.

Nga atje, Rusia mund të lëvizë kundër shteteve baltike.

Ai tha se interesat aktuale dhe të ardhshme ushtarake të SHBA-së ka të ngjarë të përqendrohen në Lindjen e Mesme dhe Paqësor, duke e lënë Evropën të “vetë-mbrohet”.

“Ndërsa qendra e gravitetit brenda vendimmarrjes së Uashingtonit zhvendoset në mënyrë të vendosur drejt lindjes për t’iu kundërvënë Kinës në një luftë afatgjate në Indo-Paqësor, zërat që vijnë nga Uashingtoni janë se Evropa duhet të jetë në gjendje të kujdeset për çështjet e saj të sigurisë me asistencë minimale nga SHBA”, ka shkruar ai.

Ai gjithashtu vuri në dukje deklaratat e fundit të Rob Bauer, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, i cili tha se civilët në vendet e NATO-s duhet të përgatiten për perspektivën e një lufte të plotë me Rusinë në 20 vitet e ardhshme.

Ndërkohë të enjten, NATO njoftoi nisjen e stërvitjes së saj më të madhe ushtarake në më shumë se 35 vjet.

Rreth 90,000 personel ushtarak do të marrin pjesë në atë që një zyrtar i aleancës e quajti “një skenar i simuluar konflikti në zhvillim”.

Clark, Drejtor i Njësisë së Mbrojtjes dhe Sigurisë në Civitas, një institut kërkimor për çështjet civile me bazë në Londër, i tha Newsweek se vendet perëndimore duhet të fillojnë të planifikojnë për të mobilizuar ekonomitë dhe shoqëritë e tyre në përgatitje për konfliktet e ardhshme.

Ndryshe, në një raport të Reuters të botuar më 15 janar, ministri britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps tha se viti 2024 është një “pikë kthese” ndërsa ai mbajti një fjalim që parashtroi pikëpamjen e tij se bota do të bëhet më e rrezikshme dhe do të kërkojë që Britania dhe aleatët e saj të merren me fuqitë “irracionale”.

Clark gjithashtu vuri në dukje se të gjithë sytë, në mbarë botën, janë te zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA.

“… Pothuajse çdo kryetar shteti evropian është i tmerruar nga një administratë Trump, ndërsa Biden, ka vazhduar të mbështesë NATO-n dhe, në thelb, Ukrainën”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img