Viktima është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bëhet fjalë për Deli Lekaj.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:00, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente.
“Sot rreth orës 15:00, Policia është informuar se në rrugen ” Ali pashë Tepelena” në Pejë, ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumë katëshe. Njësitet Policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjës, gjithashtu edhe ekipi mjekësor te cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimes, mashkull 54 vjeqar. Ne vendngjarje gjithashtu ka dalë edhe Prokurori i shtetit i cili pas ekzaminimit të vendit të ngjarjës ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion, ndërsa rasti cilësohet ” Hetim i vdekjes””, tha Rugova.