4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Veterani i UÇK-së dhuroi 20 mijë kilogramë miell për familjet në nevojë

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ibish Zabelaj nga fshati Ngucat i Komunës së Malishevës, sot i ka dhuruar 20 mijë kilogram miell, për familjet në nevojë. Këtë donacion, veterani Zabelaj, e ka dhënë zyrtarisht në komunë, duke ja dorëzuar këtë donacionit, Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, që familjet përfituese të jenë nga lista e skemave sociale.

Me këtë rast, i pari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e ka falënderuar veteranin e UÇK-së, Ibish Zabelaj, për këtë donacion, përmes së cilit do të përfitojnë familjet në nevojë, ndërsa e vlerësuar lartë këtë veprim të veteranit Zabelaj. “Veprimet e tilla, ndihmat për familjet në nevojë, janë veprimet më njerëzore që bëjnë ata që kanë mundësi dhe të mirat e tyre materiale i ndajnë me të tjerët. Prandaj, në emër të Komunës së Malishevës dhe në emër të përfituesve nga ky donacion, ju falënderoj përzemërsisht”, ka thënë mes tjerash, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, me rastin e pranimit të donacionit.

Nga ana tjetër, veterani i UÇK-së, Ibish Zabelaj, ka thënë se “të ndihmosh të tjerët është njerëzore, por për mua si veteran i luftës, me bën të ndihem mirë, pasi e konsideroj, se përveç kontributit në luftë, po vazhdoj të njëjtën ta bëj edhe tani, që brenda mundësive, të ndihmoj ata që kanë nevojë, pasi kontributi i të gjithë veteranëve, nuk është vetëm në kohën e luftës, por edhe tani kur kemi mundësi dhe zemër”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img