0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Veteranët reagojnë për vendimin e Apelit për “Drenica I”

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e rithekson se drejtësia ndërkombëtare, përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht ka organizuar komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Edhe Gjykata e Apelit, e dëshmoi këtë me vendimin katastrofal që mori sot në rastin Drenica I dhe II, sepse të gjithë komandantët dhe ushtarët e UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës, i shpallë fajtorë duke i dënuar pa asnjë provë, vetëm me deklaratën e një dëshmitari të mbrojtur, të vërtetuar në gjykatë se ka probleme mendore.
“I bëjmë thirrje bartësve të institucioneve të drejtësisë së Republikës së Kosovës, që të merren me fajtorët e vërtetë, ata që terrorizuan popullin shqiptar me dekada dhe që kryen masakrat më të tmerrshme në fundshekullin e 20-të, deri në shkallën e gjenocidit”, thuhet në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img