0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Veteranët, përparësi në specializimet mjekësore

Mjekët që kanë qenë veteranë të luftës, apo që janë nga familjet e dëshmorëve, do të kenë nga pesë pikë bonus gjatë ndarjes së specializimeve.
Kjo po kundërshtohet nga Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “Kiscoms”, që pas një analize të shkurtër, thonë se ky konkurs lë hapësirë për dyshime, shkruan “Zëri”.
Ministria e Shëndetësisë ka shpallur konkursin për specializime të reja. Gjithsej do të pranohen në specializime 224 mjekë, të cilët kanë përfunduar Fakultetin e Mjekësisë.

Lajmi është bërë publik përmes zyrës për informim të Ministrisë së Shëndetësisë.
“Ministria e Shëndetësisë në pajtim me Ligjin për Shëndetësi Nr. 04/L-125 dhe Udhëzimin Administrativ mbi Shkollimin specialistik 10/2014, në bazë të propozimit të Bordit Qendror për Shkollim specialistik (BQSHS) dhe pas aprovimit nga Kabineti i Ministrit, shpall konkurs për ndarjen e 224 specializimeve”, thuhet në njoftimin me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Kështu, Qendra Klinike Universitare e Kosovës së bashku me Qendrën Stomatologjike Universitare të Kosovës do të kenë të lira 17 vende për specializantët.
Vetëm 1/3 e mjekëve që diplomojnë mund të marrin specializime
Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës do të ndajë 9 specializime, Spitali i Prizrenit 4 specializime, Spitali i Gjakovës 5 specializime, Spitali i Pejës 4 specializime, Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit do të ndajë 6 specializime, kurse spitali i Ferizajt do të hapë 8 vende.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img