3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Veteranët paralajmërojnë protestë për të shtunën pasi s’u përfshinë në Ligjin për pagën minimale

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përfaqësues i Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla ka thënë që të shtunën, veteranët e UÇK-së do të mblidhen për të protestuar kundër veprimeve të qeverisë së Kosovës.

Ai madje e quajti gjithëpopullore protestën që parashihet të zhvillohet në fundjavë.

“Ne të shtunën do të jemi në protestë në shesh edhe kemi bë ftesë për të gjithë veteranët tjerë edhe qytetarët e Republikës së Kosovës mujnë me marrë pjesë edhe me e kundërshtu jo vetëm temën e sontme të Ligjit për Pagën Minimale por edhe temat tjera që janë diskutu ditëve të fundit”, ka thënë Syla në Klan Kosovës.

“Edhe komunikimi i zonjës Mimoza Kusari-Lila me Listën Serbe që ata kanë bërë një koordinim me na luftu neve ‘kategoritë e dala nga lufta e UCK-së’”.

“Edhe ne do të jemi të gatshëm me kundërshtu një gjë të tillë të shtunën”.

Syla tha se ende nuk është vendosur ora se kur do të protestohet, dhe se qytetarët do të njoftohen në vijim.

“Jemi në komunikim me shoqërinë civile sepse protesta do të jetë gjithëpopullore, do të jetë mbi partitë politike, dhe do të jemi në kontakt me ta, e pastaj do të vendosim qysh e tek”.

“E kemi një problem të vogël, ndoshta për shkak se është vapë e madhe e do të shohim për orën, ende nuk e kemi caktu. Ne do të jemi në shesh të shtunën dhe për informatat tjera do t’ju njoftojmë me kohë”, deklaroi kryetari i OVL të UÇK-së në Pejë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img