Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) i ka dhënë mbështetje iniciativës së presidentit, Hashim Thaçi, për projektligjin e formimin të ushtrisë.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i OVL-UCK-së, Hysni Gucati përmes një postimi në profilin tij në “Facebook”.
“Sa i përket ndryshimit të misionit të FSK-së, kryesia e ngushtë e OVL UÇK-së, e përkrah iniciativën e Presidentit Hashim Thaçi, dhe kërkon nga subjektet politike që të jenë të bashkuar rreth këtij qëllimi, pra ndryshimin e ligjit për FSK, si nevojë emergjente që i duhet Kosovës”, ka shkruar Gucati.