Site icon PrishtinaPress

Veteranët e luftës paralajmërojnë protestë për Ligjin e Speciales

Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë thënë se të hënën do të protestojnë nëse në rend të ditës nuk do të jetë shqyrtimi i Ligjit për Gjykatën Speciale.

Ata u kanë bërë thirrje deputetëve që ta marrin seriozisht kërkesën e tyre.

Më poshtë është komunikata e plotë:

Siç jeni në dijeni, ne drejtuesit e Organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së, sot kemi hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës dhe kemi kërkuar që të jetë në rend dite shqyrtimi i ligjit për gjykatën speciale, të cilën më herët e kemi kundërshtuar për shkak se është e njëanshme dhe e dëmshme për Kosovën.

Pas bllokimit tonë dhe thirrjes që ua bëmë deputetëve që ishin në sallë por edhe atyre që e kishin bojkotuar, që ta fusin në rend dite këtë pikë, ata lëshuan sallën. Për ne, seancat e Kuvendit të Kosovës nuk kanë kuptim që të mbahen, pa u shqyrtuar kjo çështje me prioritet. Seancën e thirrur për të hënën, do të vazhdojmë që ta kundërshtojmë, në qoftëse nuk do të jetë në rend dite kjo pikë.

Me këtë rast, ftojmë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të pozitës dhe opozitës, që ta marrin seriozisht këtë kërkesë tonën. Ftojmë Veteranët e Luftës së UÇK-së, që të na bashkëngjiten me protestë para Kuvendit të Kosovës, të hënën me 6 mars 2017 prej orës 9:oo.

Exit mobile version