0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Vetëm tri raste të reja me COVID-19 dhe 9 të shëruar për 24 orë në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1 mijë e 859 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sipas njoftimit, sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.362.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.900 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 204.774 doza të vaksinës.

Deri më sot 48.437 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.859 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.362.

Në total numri i rasteve aktive është 166.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img