Këngëtarja e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, është një ndër artistet më me zë të momentit, e cila po korr suksese të njëpasnjëshme.
Së fundmi, Dafina ka qenë e ftuar në emisionin “Nacionale”, ku ka folur rreth jetës së saj personale.
Krijuesja e hitit “Harroj” tregoi se momenti më i vështirë i jetës së saj ka qenë në moshën 16-vjeçare, kur ajo ka përjetuar shumë trauma. Zeqiri shtoi se i ka kaluar ato si fëmijë pa pasur nevojë që të kërkojë ndihmë mjekësore.
“Para se ta filloj karrierën kam përjetuar momentin më të vështirë. Ka ndodhur kur kam qenë 16 vjeçe, kam përjetuar shumë trauma. I kam kaluar si fëmijë dhe nuk kam pas nevojë që të shkoj dhe të kërkoj ndihmë mjekësore. Mbas asaj vetëm plumbi në ballë mundet që t’më ndalin”, tha këngëtarja e njohur.