-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

”Vetëm kështu i përgatisim si duhet për të ardhmen”, Nagavci një vit më parë promovonte në shkolla doracakët ”Edukimi Seksual”

Kjo është deklarata e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, me të cilën theksonte rëndësinë e edukimit seksual në shkolla referuar një doracaku i cili tek pas një viti, nxiti debat me përmbajtjen e tij.

Qëndrim të tillë pati dhënë vet Nagavci, kur më 10 tetor të vitit të kaluar, po shënonte javën e promovimit të shëndetit në shkolla.

Pikërisht në këtë datë edhe kishte njoftuar se MASHTI, ka krijuar politika të përshtatshme për edukimin e të rinjve në këtë fushë, përmes hartimit të doracakëve

Ministrja Nagavci madje shtonte se edukimi gjithëpërfshirës seksual është pjesë përbërëse e Kornizës së Kurrikulës së Kosovës, derisa zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi pohon si vijon:

”Nuk është as kurrikulë, as tekst shkollor as lëndë shkollore siç u tha sot kudo. Pra krejt çka u tha është e pavërtetë”, thuhej në një përgjigjie të tij të lëshuar në facebook pas ragimeve të djeshme.

Mirëpo për këtë doracak, ministrja Arbërie Nagavci vet kishte përgëzuar grupin punues për hartimin jo një, por tre sosh, për shëndetin gjithëpërfshirës seksual në sistemin arsimor.

Bëhej fjalë sipas saj, për doracakët ndihmës për mësimdhënës për nivelin 1-5, nivelin 6-9, si dhe nivelin 10-12.

Për nxënësit e nivelit të klasave 1-5, edukimi seksual sipas këtij manuali, nuk trajtohet si lëndë e vetme, por është pjesë e programeve përbërëse të disa lëndëve të tjera specifike.

Madje mësimdhënësve u thuhet që përveç këtj teksti, të kenë edhe burime të tjera, për t’i përmbushur rezultatet e përcaktuara me kurrikulë.

Tutje në njërin prej aktiviteteve për klasët e dyta, fëmijëve u rekomandohen aktivitete si loja: Peshku dhe Peshkaqeni.

Sipas manualit për Edukimin Seksual, kjo lojë, ka për qëllim mësimin për vendosjen e rregullave, çka mund të parandalonte lëndimet gjatë lojës!

Më tej në njërën prej pikave të doracakut Edukimi Seksual, në njësinë mësimore për nxënësit e klasave të treta u përmendet fakti se ”Çdo njeri ka ndjenja”, ”Ndenjat janë si mesazhe”, ”Nuk janë të mira apo të këqija”.

Nxënësve të klasave të katërta, u mësohet ndër tjera për eksplorimin e ndjenjave të tjetrit, në mënyrë sipas tyre që ta zhvillojë secili ndjeshmërinë e tij.

Kjo përmes një aktiviteti, ku nxënësve u kërkohet në klasë ‘ta gjejnë një partner me të cilin nuk janë shumë të afërt’, dhe specifikohet të mos jetë shoku apo shoqja e tyre e ngushtë.

Në këtë situatë njërit i kërkohet të bëhet i verbëri, kurse tjetrit shoqëruesi i të verbërit dhe të bëjë me të çfarë të dojë për pesë minuta.

Megjithatë nxënësit e të katërtave, mund të jenë ende të rinj për të kuptuar dinamikën që kërkon ky aktivitet.

Kjo sepse përdorimi i roleve të verbër dhe shoqërues mund të krijojë konfuzion ose ndjesi të pakëndshme tek fëmjët.

Aktiviteti mbi të gjitha ka mungesë të kontekstit të qartë, sepse nuk ka një shpjegim më të thellë mbi situatën.

Sipas studimeve, situatat e tilla mund të krijojnë eksperiencë traumatike, sidomos në një moshë të tillë kur ata ende janë duke u formuar si individë.

Derisa në temat e nxënësve të klasave të gjashtë, janë përdorur terme joadekuate për të paraqitur fizikun e një të riu dhe transformimin në pubertet.

‘’Puberteti është periudha kur trupi i njeriut pëson ndërrime normale si fizike ashtu edhe psikike gjatë rritjes dhe zhvillimit normal’’.

Termi ‘ndërrim’ nënkupton një zëvendësim të drejtpërdrejtë dhe i cili nuk është i përshtatshëm aspak në këtë kontekst të miratuar dhe mbështetur nga Ministria e Arsimit.

Në këtë situatë do duhej të vendosej një strukturë ndryshe e fjalisë, me shprehjen ‘ndryshim’, për të prezantuar organizmin dhe transformimin e trupit në fazën e pubertetit.

Se këta doracakë do ishin edhe lëndë mësimore e kishte deklaruar specifikisht, shefja e UNFPA-së, Visare Mujko Nimani, sipas një statusi të publikuar vitin e kaluar nga MASHTI.

Ajo ndër tjera citohet të kishte thënë se ”MAShTI është ministria e parë në rajon që me sukses e ka trajtuar çështjen e edukimit seksual dhe e ka futur si lëndë mësimore në shkolla, prandaj edhe po merret si model në rajon”.

Sipas Ministrisë së Arsimit ky mbetet akoma një doracak i hartuar nga një grup punues ndërsektorial dhe UNFPA-në, për të cilën përmbajtje tani deklarohen se janë të gatshëm ta rishikojnë për çdo detaj që nuk përputhet me standardet e përshtatshme për edukimin e fëmijëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img