Shërbimet spitalore në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, gjatë vikendit ishin të shumta.
Advertisement
Në këtë spital janë trajtuar 930 pacientë si raste emergjente, ku 58 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.
Në Spitalin e Pejës gjatë vikendit janë kryer gjithashtu edhe 20 operacione.
Nuk kanë munguar as lindjet ku gjatë vikendit që lamë pas në Spitalin e Pejës janë kryer 13 lindje, prej tyre 9 normale dhe 4 me prerje cezariane.
Nga këto lindje në jetë kanë ardhur 7 foshnje të gjinisë mashkullore dhe 6 të gjinisë femërore.
Po ashtu janë kryer 4,268 analiza nga 408 pacientë. /Telegrafi/
PostAdss