1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Vetëm gjatë këtij viti, 1058 kërkesa për trajtim jashtë vendit

Numri i pacientëve që kërkojnë shërim jashtë vendit po vazhdon që të jetë i madh. E gjithë kjo për shkak të mungesës së barnave, aparaturave dhe e me raste edhe mos besimin në institucioneve shëndetësore.

Kurse, kërkesat që po i drejtohet Ministrisë së Shëndetësisë për tu siguruar mjete për shërim jashtë vendit janë të mëdha.

Të kontaktuar nga “Indeksonline”,  zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë se deri më tash numri i kërkesave për financim të trajtimeve shëndetësore jashtë vendit ka arritur në shifrën e 1058 aplikimeve.

“Numri i qytetarëve që kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë për trajtim jashtë vendit, nga fillimi i vitit deri më tash janë 1058” ka thënë atë për përgjigjen e tyre për “Indeksonline”.

Kurse, Ministri e Shëndetësisë deklaron që para e shpenzuara  nga buxheti i kësaj ministrie për këto raste është goxha i madh, duke arritur shifrën totale prej 5,256,787.00€.

“Gjatë vitit 2018 Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka ekzekutuar rreth 500 pagesa për personat e trajtuar jashtë institucioneve shëndetësor e publike, ku vlera financiare totale është 5,256,787.00€” kanë thënë zyrtarë nga MSH.

Sëmundjet të cilat po kërkojnë më shumë përkrahje për trajtim jashtë vendit janë llojet e ndryshme të kancerit dhe po ashtu sëmundjet ortopedike.

Po ashtu, sipas Ministrisë së Shëndetësisë numri i kërkesave për shërim jashtë vendit ka rënë, duke theksuar se gjatë këtij viti ka pasur rreth 28% më pak aplikacione se në vitin paraprak. Ku vetëm gjatë vitit 2017 kishte rreth 2 mijë pacientë që kanë kërkuar ndihmë financiare nga ky dikaster.

“Në krahasim me vitin e kaluar,  vërehet një rënie e kërkesave për trajtim jashtë ISHP (mbi 28% më pak aplikacione/kërkesa se në vitin paraprak)” thuhet në përgjigjen e MSH.

Sigurimet shëndetësore pritej që të përmirësonin gjendjen kur vije puna të personat që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit. Por një hapë i tillë nuk është ndërmarrë ende, ndonëse Ministri Ismajli pati premtuar që  sigurimet shëndetësore do të bëhen në fund të vitit 2018.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img