Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është vetëdorëzuar në stacionin policor të Pejës 26-vjeçari Lirim Kurtaj, i dyshuar për disa raste të vjedhjes.
Ai është në arrati që nga 23 korriku i vitit të kaluar, ndërsa policia e kishte shpallë në kërkim më 7 gusht.
Policia tha se hetuesit gjatё kohёs sa ishte nё arrati i dyshuari kanё mbledhur prova dhe dёshmi dhe gjatё hetimit janё gjetur dhe sekuestruar” disa nga sendet e vjedhura tek dy persona tё dyshuar në qytetin e Fushё Kosovёs, tё dyshuar pёr veprën penale” Blerja, Pranimi ose fshehja e sendeve te pёrfituara me kryerjen e veprёs penale”, dhe rasti ёshtё dёrguar nё Prokurorinё themelore ne Pejё”.
Personi i dyshuar dyshohet se ka kryer mbi pesёmbёdhjetё (15) vjedhje tё rёnda nё korrik tё vitit 2024, gjithashtu gjatё arrestimit janё gjetur dhe sekuestruar:
• Njё (1) Pistoletё Zoraki, njё (1) karikator dhe gjashtёmbёdhjetё (16) fishekё
• Dyzetё (40) fishekё kal:8x57mm
• Njё (1) Sprej OC
• Njё (1) mjet i mprehtë (thikё)
Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuar me urdhër të Prokurorit ёshtё ndaluar pёr 48- orё, pёr veprat penale, “Vjedhje e rёndё” dhe “ Mbajtja nё pronësi, Kontroll ose posedim tё paautorizuar tё Armёve”.
Policia vitin e kaluar kishte kërkuar nga qytetarët bashkëpunim me qëllim të lokalizimit e arrestim të tij, duke ia publikuar edhe të dhënat e tij.