Sot në rrugën Prishtinë – Gjilan ka ndodhur një vetaksident, prej ku kanë mbetur tre të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:00, në rrugën Prishtinë -Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti“
Nga pamjet shihet se në aksident nuk ka pasur të përfshirë ndonjë automjet tjetër, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë arritur dhe ekipet emergjente.