Site icon PrishtinaPress

Vetaksident tragjik në rrugën Prishtinë-Pejë, vajza po voziste prindërit– nëna pëson lëndime vdekjeprurëse

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dje në rrugën Prishtinë-Pejë, nga plagët e rënda ka vdekur në QKUK një grua. Policia njofton se vajza që po voziste veturën ndodhej bashkë më prindërit e saj, por gjatë vozitjes ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ishte rrokullisur.

Për pasojë ka vdekur nëna e saj, ndërsa lëndime trupore ka marrë shoferja e veturës dhe babai i saj.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve. 

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET /Rr. Nacionale M9 Prishtinë – Pejë, 24.04.2022 – 13:50. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare, derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore kishte humbë kontrollin mbi mjetin dhe ishte rrokullisur. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e veturës femër kosovare dhe dy pasagjerë, prindër të saj . Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe rreth orës 20:05 njëri prej pasagjerëve viktima femër kosovare ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve.

*Fotografia është ilustrim

Exit mobile version