4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Vetaksident në Viti: Shoferi humb kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe del jashtë rrugës

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një vetaksident në trafik ka ndodhur mbrëmë në fshatin Dobresh të Vitisë, ku si pasojë është lënduar shoferi që po drejtonte automjetin.

Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç’rast 33-vjeçari ka humbur kontrollin mbi timon dhe ka dalë jashtë rrugës.

Ai është dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për tretman mjekësor dhe pas intervenimit të stafit shëndetësor, gjendja e tij është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Kujtojmë se në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img