Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Preoc të Prishtinës.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se si pasojë e një vetaksidenti ka vdekur vozitësi mashkull kosovar, ndërsa lëndime trupore ka pësuar pasagjeri i cili është dërguar për tretman mjekësor.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Fsh. Preoc, Prishtinë 03.12.2022 – 02:50. Raportohet se si pasojë e një vet-aksidenti ka vdekur vozitësi mashkull kosovar, ndërsa lëndime trupore ka pësuar pasagjeri i cili është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./Prishtinapress/