Site icon PrishtinaPress

Vetaksident në Livoç të Gjilanit, zjarrfikësit nxjerrin dy të lënduarit nga vetura e shkatërruar

Një vetaksident ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Livoç të Epërm të Gjilanit, ku vetura ka rënë në liqen.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismart Hashani i cili tha se si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar shoferi, që dyshohet se ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe një pasagjer që ishte bashkë me të.

“Sot më datën 13.11.2022 rreth orës 5 të mëngjesit në fshatin Livoç të Epërm të Gjilanit, ka ndodhur një vetaksident trafiku ku është përfshirë një veturë me tabela vendore. Me këtë rast lëndime trupore kanë marrë shoferi dhe një pasagjer që ishte me të. Të lënduarit kanë marrë ndihmë në emergjencën rajonale në Gjilan. Nga hetimet e para dyshohet se drejtuesi i automjetit ishte nën ndikim të alkollit (1.23 promila). Nxjerrjen e këtyre personave nga automjeti e ka bërë ekipi i zjarrfikësve të rajonit të Gjilanit”, tha Hashani.

Për momentin sipas mjekut kujdestar te lënduarit nuk janë në rrezik për jetën.

Exit mobile version