Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Klinë-Skenderaj, përkatësisht në fshatin Jashanicë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 6:50, si pasojë e një vetaksidenti, ka vdekur një person në fshatin Jashanicë, në rrugën Klinë-Skenderaj”, tha Rugova.
Ai tha më tej se viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, ku është konfirmuar vdekja e tij./Prishtinapress/