Policia e Kosovës konfirmon një vetaksident të ndodhur sot në kilometrin e 38-të të autostradës “Ibrahim Rugova”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha “njësitet policore kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin”.
“Policia e Kosovës, apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të ken kujdes gjatë vozitjes dhe të respektojnë rregullat e trafikut, në mënyrë që të parandalohen aksidentet”, përfundoi Kelani.
Nuk dihet akoma nëse nga ky vetaksident ka persona të lënduar./Prishtinapress/