Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Istog.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është 45-vjeçari M.B. nga fshati Ruhot i Komunës së Pejës.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 20:00 Policia është njoftuar për një aksident trafiku në Bajicë. Policia ka arritur në vendngjarje, ku viktima është dërgu për në Spitalin Rajonal në Pejë, mirëpo mjekët kanë konstatuar vdekjen. Policët kanë bërë shiqimin e vendit të ngjarjes dhe është kuptu që ka të bëjë me vetaksident, ku vetura ka dalë nga rruga. Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion”, tha Gashi.