1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Vet e emëroi, Vuçiq po mendon largimin e Vulin-it nga kreu i BIA-s serbe

Mbajtja e Aleksandar Vulinit si drejtor i Agjencisë së Informacionit të Sigurisë (BIA) është në pikëpyetje serioze. Dhe jo vetëm sepse shkarkimi i tij është një nga kërkesat e protestës “Serbia kundër dhunës”, por edhe sepse përfaqësuesit e vendeve perëndimore nuk duan të bashkëpunojnë me BIA-n ndërkohë që Vulin është në krye të saj.

Spekulohet se kandidat për pasues të tij është Zlatibor Lonçar, ish-ministër i Shëndetësisë.

Në listën e kushteve nga protestat “Serbia kundër dhunës”, që mbahen prej javësh në Beograd, është edhe shkarkimi i Aleksandar Vulinit nga kreu i Agjencisë për Informim të Sigurisë. Megjithatë, largimi i tij nga ai pozicion është kërkuar prej kohësh nga Perëndimi.

Më 1 dhjetor të vitit të kaluar Vulin u emërua në krye të BIA-s dhe për këtë veprim të qeverisë së Vuçiqit reaguan ashpër edhe një pjesë e opinionit serb, por edhe përfaqësues të vendeve perëndimore.

Kështu, në fillim të janarit, ambasadori amerikan Christopher Hill, në takim me ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq, tha se bashkëpunimi me BIA-në do të jetë “thellësisht i ngrirë” në periudhën e ardhshme dhe se pas bisedimeve në Uashington, u konkludua se vendimet e personelit në Agjencinë e Informacionit të Sigurisë paraqesin një problem të madh për SHBA-në, raportonte më herët N1.

Më pas Hill tha se në anën tjetër SHBA-të dëshirojnë të intensifikojnë bashkëpunimin me disa departamente të tjera të Qeverisë së Serbisë, në mesin e tyre edhe me MPB-në, si dhe se do të organizojnë vizitën e ministres së policisë Bratislava Gashiq në Uashington.

Emërimi i Vulinit në BIA nuk u pa as në favor të BE-së. Kështu emri i tij përmendet edhe në Raportin e Parlamentit Evropian për Serbinë, në të cilin shkruhet se ai njihet për retorikën e tij anti-BE dhe pro-ruse dhe se në të kaluarën ka ndarë me autoritetet ruse informacione për takimet e opozitës ruse në mërgim.

Kujtojmë se Vulin është aktori kryesor i skandalit ndërkombëtar kur në maj të vitit 2021 një grup opozitarësh rusë të kryesuar nga Vladimir Kara-Murz dhe Andrej Pivovarov u ndoqën dhe u përgjuan në Beograd. Siç ka deklaruar më parë për “Nova” Kara-Murza, vetëm dy ditë pas atij takimi, Vulin ka udhëtuar drejt Moskës dhe i ka dorëzuar Patrushevit transkriptet e bisedave të tyre.

Sipas informacioneve, Vuçiq tani është vërtet i gatshëm të mendojë për zëvendësimin e tij.

Një pjesë e opinionit politik tashmë po spekulon se vendin e tij mund ta zërë Zlatibor Lonçar, ish-ministër i Shëndetësisë dhe zyrtar i SNS-së, i cili ka qenë prej kohësh në ilegalitetin mediatik.

Pas tetë vitesh në Ministrinë e Shëndetësisë, ai nuk ishte në listën e ministrave të rinj. U përfol se do të bëhej kreu i Qendrës Urgjente, por kjo nuk ndodhi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img