Një vet-aksident ka ndodhur mbrëmë në Gjilan.
Siç bëhet me dije në raportin e policisë, drejtuesi i veturës, ka humbur kontrollin mbi veturën duke dalë nga rruga dhe është përplasur në murin e një shtëpie.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar pasagjerja femër kosovare e cila pas pranimit të tretmanit mjekësorë është liruar.