Sejnur Veshall është liruar nga posti i zv/ministrit të Kulturës nga kryeministri Albin Kurti.
Përmes një njoftimi në Facebook, Sejnur Veshall, njofton se është liruar nga detyra pas kërkesës nga partia e tij, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës – LPRK.
“Unë kam punuar, asgjë më tepër. Unë u faktorizova si rom në qeveri, asgjë tepër dhe sot po lirona vetëm për çështje personale. Kam punuar me mund e përkushtim, vetëm ti proklamoj afinitetet e pjesëtarëve të komunitetit, dhe e bëra. Unë mbes romi i parë i cili ka bërë gjëra të mëdha, të tjerët asgjë!”

“Tu bë e padrejtë tha Kryeministri”, shkruan mes tjerash Veshall i cili e ka publikuar edhe vendimin e kryeministrit.
Në vendimin e kryeministrit Kurti në pikën e dytë thuhet se Sejnur Veshall duhet të bëjë deklarimin e pasurisë në pajtim me ligjin përkatës.
