Duke folur për qeverisjen aktuale në Gjilan, kryetari Veseli ka potencuar se “Luta, miku im mund të hidhërohet por, LDK nuk është as partia e parë e as e dyta në Gjilan”.
“PDK mbetet parti e hapur për çdo qytetarë i cili ka vullnet dhe dëshirë për të kontribuar për të mirën e Gjilanit dhe të vendit, sepse orientimi parësorë i PDK-së është perëndimi”, u shpreh Veseli.
“Prioritete të qeverisjes së PDK-së përherë kanë qenë proceset e rëndësishme të zhvillimit të vendit, duke konsideruar si shumë të rëndësishëm edhe transformimin e FSK-së në Ushtri” ka theksuar Kryetari I PDK-së Kadri Veseli.
Në fjalën e tij në këtë takim, Kryetari i degës Zenun Pajaziti, ka theksuar se në degë është dëgjuar përherë zëri i strukturës dhe që bashkë me strukturat e degës janë të gatshëm të ballafaqohen me kërkesat e qytetarëve që në të ardhmen e afërt të ndryshohet imazhi dhe qeverisja në Gjilan.