Kryetari i partisë më të madhe në vend (PDK), Kadri Veseli, pas turit të dëgjimit, ka gjetur kohë që të ndalet edhe në panairin ndërkombëtar të bizneseve.
I pari i Kuvendit të Kosovës u ka dhënë mbështetje bizneseve kosovare dhe i ka përgëzuar për punën e tyre që po e bëjnë për zhvillimin e vendit.
Kryetari Veseli, u ndal për vizitë edhe tek kompania ajrore “Easy Fly”, të cilët i përshëndeti për kontributin që po e japin në tregun ndërkombëtar, shkruan PrishtinaPress.eu.
Ndërsa, kompania ajrore “Easy Fly” është duke bërë prezantimin e ofertave me çmime shumë të volitshme “Vera 2017”./PrishtinaPress.eu/