-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Verës presim lajmin e madh për vizat

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim delegacionin e Partive Popullore Evropiane, kryesuar nga Andrey Kovatchev.

Në këtë takim, kryeparlamentari Veseli i informoi deputetët evropianë për progresin e madh që ka bërë Kosova në rrugën e reformave, me theks të veçantë në përmbushjen e gjitha kritereve për liberalizimin e vizave.

Kryeparlamentari Veseli tha se tashmë Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave, ndërsa theksoi se institucionet kosovare po vazhdojnë punën në reformën e agjendës evropiane e cila do të sigurojë forcimin e mëtejmë të sundimit të ligjit dhe do të ndikojë në rritjen ekonomike.

Deputetët e Parlamentit Evropian u interesuan për punën e Kuvendit të Kosovës dhe shprehën gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit.

Ata e njoftuan kryeparlamentarin Veseli se gjatë verës institucionet përkatëse të BE-së do të japin sinjalet e qarta sa i përket procesit të liberalizmit të vizave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img