Veseli vazhdon sot mobilizimin me degët, e nisi me Ferizajn dhe Mitrovicën

82
Advertisement

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot kryesitë e degëve të Ferizajt dhe Mitrovicës.

Advertisement

Pas takimit që kishte mbrëmë me Këshillin Drejtues, Veseli po vazhdon edhe sot mobilizimin me degë për zgjedhjet nacionale që pritet të mbahen së shpejti.

Bashkë me kryetarët dhe anëtarët e këtyre degëve ai ka biseduar për përgatitjen për procesin zgjedhor, duke theksuar mobilizimin e jashtëzakonshëm që po ndodh në secilën degë.

”Zgjedhjet e brendshme, të cilat sapo i kemi përfunduar, ishin një fitore e madhe për Partinë Demokratike të Kosovës dhe një shpresë e re për konsolidimin e demokracisë në Kosovë. Na janë bashkuar mijëra të rinj e të reja, profesionistë e të ndershëm. Ne kemi ndërtuar një strukturë organizative të mahnitshme, anekënd Kosovës që është e gatshme të kontribuojë për të ardhmen e vendit, që të shtyjë proceset përpara”, theksoi Veseli. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës