Site icon PrishtinaPress

Veseli: Ushtria e Kosovës do të formohet së shpejti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se nuk do të ketë më mure, ndërsa projekti i ri i paralajmëruar do të jetë gjelbërim dhe shteg për biçikleta.
Ai kërkoi nga qytetarët e Mitrovicës që të mos bien pre e provokimeve, ndërkaq tha se institucionet e vendit nuk do të lejojnë veprime ilegale.

Kryetari i Kuvendit foli edhe për ushtrinë e Kosovës.

“Ushtria e Kosovës është një realitet që do të formohet shumë shpejt. Do të kemi vërshim të pajisjes me armatim e atë do ta kemi nga partnerët tanë. Ushtria e Kosovës do të ndodhë dhe do të jetë një ushtri shembull”, tha Veseli.

Ai ka folur edhe për çështjen e Demarkacionit dhe Asociacionit.

Veseli tha se vonesa në ratifikimin e demarkacionit i ka dëmtuar proceset në Kosovë./PrishtinaPress.eu

Exit mobile version