Kadri Veseli ka uruar pashkët për të gjithë besimtarët e krishterë, teksa tha se harmonia e toleranca fetare janë në themel të kombit tonë, prandaj këtë ditë e festojmë bashkë.
“Dita e bekuar e Pashkëve këtë vit e ka gjetur Kosovën në luftë me koronavirusin, prandaj kjo festë le të na nxisi që të tregohemi më rigoroz me zbatimin e këshillave që pengojnë përhapjen e pandemisë. Le të tregojmë më shumē kujdes për veten por edhe për të tjerët, sidomos për të moshuarit që janë më të rrezikuarit”, ka shkruar Veseli.
Postimi i plotë:
Sot dëshiroj të uroj përzemërsisht te gjithë besimtarët e krishterë, Gezuar Pashkët! Harmonia e toleranca fetare janë në themel të kombit tonë, prandaj këtë ditë e festojmë bashkë. Pashkët simbolizojnë rimëkëmbjen, ringjalljen, ngadhënjimin e të mirës ndaj të keqes, mesazhe shprese këto që na nevojiten më së shumti në këtë periudhe.
Dita e bekuar e Pashkëve këtë vit e ka gjetur Kosovën në luftë me koronavirusin, prandaj kjo festë le të na nxisi që të tregohemi më rigoroz me zbatimin e këshillave që pengojnë përhapjen e pandemisë. Le të tregojmë më shumē kujdes për veten por edhe për të tjerët, sidomos për të moshuarit që janë më të rrezikuarit.
E kuptoj mirë që, siç e do tradita, këtë ditë doni kremtoni bashkë me sa më shumë familjare e miq, por ju lutem bëni kujdes. Më mirë të mbani distancë sociale e të ndjeni mungesën e të afërmve sot që të mund të festojmë më bukur, të gjithë, pa mungesë të kërrkujt, mot.
Urime më të mira pra, për secilin prej jush, duke dëshiruar që kjo festë të sjelli në familjeve tuaja sa më shumë paqe, dashuri, mirësi dhe shëndet!