Site icon PrishtinaPress

Veseli: Uroj që festa e Pashkëve të sjellë sa më shumë paqe

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka uruar besimtarët katolikë dhe ortodoksë me rastin e Festës së Pashkëve, përmes një postimi në rrjetin e tij social.

“Uroj përzemërsisht të gjithë të krishterët që festa e Pashkëve të sjellë sa më shumë paqe, lumturi e begati në familjet tuaja. Për shumë vjet gëzuar!”, thuhet në urimin e Veselit.

Me këtë rast ai ka bashkangjitur edhe një fotografi me vezë të kuqe.

Exit mobile version