Site icon PrishtinaPress

Veseli u shpreh mirënjohje delegatëve të 2 korrikut

Krye-parlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka takuar në zyrën e tij delegatët e 2 korrikut të vitit 1990, në 28 vjetorin e miratimit të Deklaratës Kushtetuese të Pavarësisë së Kosovës, e njohur si Deklarata e 2 Korrikut.

Veseli tha se Kosova do nderojë gjithmonë njerëzit e saj që në kohë e rrethana të vështira punuan dhe sakrifikuan për lirinë e pavarësinë e Kosovës.“Kosova gjithmonë do t’i nderojë njerëzit e saj që në kohë e rrethana të vështira punuan dhe sakrifikuan për lirinë e pavarësinë e Kosovës.  Të tillë janë edhe delegatët e 2 korrikut, të cilët sot pata kënaqësinë t’i takoj dhe t’ua shpreh edhe një herë mirënjohjen për kontributin e tyre”, ka thënë Veseli.

Ndryshe, në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Exit mobile version