Site icon PrishtinaPress

Veseli u kërkon ndërkombëtarëve t’i bëjnë presion Serbisë për gjetjen e të zhdukurve gjatë luftës, në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sot, më rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, ka thënë se edhe pse kanë kaluar 20 vjet nga lufta, kjo plagë e hapur ende e rëndon shoqërinë tonë, duke shkaktuar dhimbje të pandalshme tek familjet e pothuaj 1700 qytetarëve.

Veseli ka shprehur solidaritetin ndaj familjarëve të të pagjeturve, të cilët, për më shumë se dy dekada jetojnë në makth, duke kërkuar që të mësojnë çka ndodhur me të afërmit e tyre. 

“Me këtë rast bëj sërish thirrje tek mekanizmat ndërkombëtarë dhe Bashkimi Evropian, që të bëjnë presion ndaj Beogradit për të zbardhur fatin e të pagjeturve të Kosovës dhe për të vendosur para ligjit kriminelët përgjegjës”, ka thënë Veseli.

Exit mobile version