Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, ka vizituar Bjeshkët e Rugovës.
Me këtë rast, kryekuvendari është bërë anëtar nderi i Shoqatës së Bjeshkatarëve Alpin “Gjeravica”, dhe së bashku me promovuesin e bukurisë së natyrës së Republikës së Kosovës, Arben Islamin, u ngjitën në majën e Vjellakut.
Kryeparlamentari Veseli tha se turizmi kërkon angazhim për të ngritur cilësinë e ofertës, në veçanti në sektorin alpin, ngase, bjeshkët e Kosovës, janë pasuri e vërtetë e vendit tonë.
“Kosova ka natyrë të mrekullueshme. Sot, në Ditën ndërkombëtare të turizmit, përjetova nga afër natyrën e bukur me bjeshkatarët, gjatë ecjes në bjeshkën e Vjellakut në Rugovë. Turizmi mund të jetë një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik të Kosovës”, tha Veseli.
Kryeparlamentari premtoi angazhim në misionin e promovimit të vlerave alpine të shoqatës bjeshkatare “Gjeravica”, duke dhënë përkrahje jo vetëm për udhëzuesit turistik, por edhe shënjimin, promovimin e shtigjeve dhe ecjen alpine të kësaj shoqate, si dhe programeve promovuese alpine të “hiking njeri”, të drejtuar nga Arben Islami.

Po ashtu, kryetari Veseli, vlerësoi angazhimin e të rinjve të atraksionit të lëshimit me litar metalik, zip-line, duke theksuar se këto bukuri të rralla të Grykës së Rugovës janë mrekulli e veçantë e vendit tonë. /PrishtinaPress.eu