Home Lajme Veseli tregon pse ia ndali fjalën Krasniqit

Veseli tregon pse ia ndali fjalën Krasniqit

Pas fjalimit të deputetit Frashër Krasniqi, ka thënë disa fjalë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Ai në fjalimin e tij tregoi edhe pse ia ndali fjalën javën e kaluar në foltore deputetit Krasniqi.

“Ai e tha fjalën ‘ftyrat’, e nuk kam dasht me leju me fol ashtu. Ky ka mundësi ta fyej cdo ditë Kadri Veselin, por deputetët e Kuvendit jo. Kërkoj që çështjet e gjykatës të mbahen jashtë Kuvendit, sepse a ka apo nuk ka fakte kjo më së paku na takon neve”, ka thënë Veseli.

Ai tha se më së shumti Krasniqi e përmendi emrin e tij, më së paku 10 herë.

“Mos e keqpërdori këtë foltore, ju lutem”, ka thënë tutje Veseli.

Exit mobile version